“42 gradë në hije”/ Nesër shënohet “dita e ferrit” në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.07.2022, 22:48

Shumica e vendeve të Europës e më gjerë në botë janë përfshirë nga një valë thatësire masive si pasojë e temperaturave të larta.

Vala e të nxehtit afrikan që ka kapluar Britaninë e Madhe po zhvendoset drejt Shqipërisë. Një rekord historik prej 40 gradë celsius u shënua në Britani teksa duket se këto temperatura ekstremisht të larta, do prekin edhe Shqipërisë.

Dita e neserme është cilësuar si “qendra e ferrit”, pasi temperaturat do të shënojnë 42 gradë në hije. Kjo valë do të tërhiqet në fillim të gushtit e më pas do të pasohet nga të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit