“U përplas, u përplas”/ Shoferi “kamikaz” hyn kundravajtje në autostradën e Fierit dhe për pak shkakton kasaphanë    

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2022, 19:56

Një denoncim me video ka mbërritur ditën e sotme pranë redaksisë së Joq Albania ku tregohet se si një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë kundravajtje në autostradën e Fierit. Kanë qenë shoferët e tjerë ata që kanë vënë re me shqetësim veprimin e mjetit tjetër i cili përbente një rrezik të madh fatal për përdoruesit e tjerë të rrugës që lëviznin në dejtimin e tyre.

Madje në një moment në video duket se si mjeti për pak sa nuk përplaset me mjetet e tjera por fatmirësisht shpëton pa incidente. Ngarje të tilla janë bërë shpesh objekt aksidentesh të rënda dhe shpesh fatale. Urojmë që në rastin konkret të mos ketë patur të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit