U arrestua gabimisht dhe iu drejtua pistoleta nga policia, reagon mesfushori i Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.07.2022, 17:41

Mesfushori i Milanit, Tiemuoue Bakajoko ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat italiane pas arrestimit të tij gabimisht nga ana e policisë italiane, ku lojtari u ngatërrua me një kriminel.

Forcat blu e arrestuan me dhunë dhe i drejtuan pistoletën, ndërsa pamjet bënë xhiron e internetit.

Lidhur me situatën ka folur edhe vetë Bakajoko i cili e ka cilësuar të tepërt drejtimin e armëve nga ana e policisë dhe ka ngritur pyetjen çfarë mund të ndodhte nëse ai nuk do të ishte futbollist?

Ai tha:

Policia e quajti arrestimin tim një gabim dhe po gabimet janë humane dhe mund të ndodhin. Por metoda dhe mjetet e përdorura për mua janë problemi. Çfarë mund të kishte ndodhur nëse unë nuk do të isha një futbollist dhe ata të mos më njihnin?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit