Klientët e Vodafone “bombardohen” nga SMS të çuditshme, a janë shitur të dhënat e tyre?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2022, 21:10

Një numër tepër i lartë i abonentëve të kompanisë telefonike Vodafone ka kontaktuar pasditen e sotme redaksinë e Joq Albania për të denoncuar marrjen e disa mesazheve SMS të çuditshme. Nga fotot e dërguara nga qytetarët del se dërguesi është një emër i quajtur “ikub2016”. Numri i dërguesit është i paidentifikueshëm, pasi del vetëm emri në fjalë. Gjithashtu qytetarët nuk mund të përgjigjen apo ta telefonojnë dërguesin. Duke gjykuar nga qindra mesazhe të mbërrituar në redaksinë e Joq Albania në vetëm pak minuta, kuptohet se këto SMS janë dërguar tek një numër tepër të lartë abonentësh të Vodafone.

Krijohet ideja se dërguesi ka patur një database të gatshme numrash dhe ua ka dërguar të gjithëve. Dyshimet janë se kompania Vodafone mund të ketë lejuar për qëllime marketingu që të dhënat e përdoruesëve të saj të keqpërdoren nga kushdo. Nuk është rasti i parë që kjo kompani është akuzuar nga abonentët se ka transmetuar të dhënat e tyre tek palë të treta për qëllime marketingu. Nuk dihet ndërkaq se për çfarë e merr rogën Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pasi të dhënat e shqiptarëve kanë përfunduar në lloj-lloj duarsh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit