Pesë vite kontratë, De Ligt prezantohet te Bayerni i Mynihut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.07.2022, 19:03

Matijs De Ligt nga sot, është zyrtarisht një futbollist i Bayern Mynih deri në vitin 2027.

Mbrojtësi holandez, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, është prezantuar sot pasdite si blerja më e re e kamopionëve të Gjermanisë.

Lojtari ka pozuar edhe me fanellën e Bayernit, teksa u shpreh i lumtur për këtë transferim.

Ai tha:

Jam i lumtur që bëhem lojtar i këtij klubi të madh. Bayerni është klubi me më shumë suksese në Gjermani, një nga klubet me më shumë suksese në Europë dhe në botë. Që nga fillimi kanë ndjerë një vlerësim të sinqertë nga drejtuesit dhe trajneri, që më bindën. Përtej kësaj, Bayerni administrohet në mënyrë të shkëlqyer duke arritur objektiva të mëdhenj. Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e historisë së Bayern Mynih. Mendoj se këtu do të luaj si te Ajaksi. Te Juventusi ishte pak më ndryshe. Këtu do të mbroj, por edhe duke luajtur topin, më fort por edhe më shpejt."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit