Pas miliardave lekë investim tek Pediatria e re, derën automatike e hap dhe e mbyll roja me dorë  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2022, 19:00

Vetëm pak kohë më parë u inaugurua me bujë spitali pediatrik i ri në Tiranë. Natyrisht për ndërtimin e tij u shpenzua një “qerre” me para, por duket se paratë me shumë mundësi kanë përfunduar në xhepat e Ogerta Manastirliut me shokë, pasi puna nuk është bërë.

Kështu qytetarët kanë dërguar një video me të vërtetë të turpshme dhe njëkohësisht për të vënë duart në kokë nga mjediset e këtij spitali “të ri”. Siç shihet qartë, dera e hyrjes që duhet të hapet normalisht vetë në mënyrë automatike nuk punon. Në vend të saj, kanë vendosur një roje të shkretë i cili detyrohet ta hapë e ta mbyllë me dorë sa herë që hyjnë e dalin pacientët. Në vijim mesazhi i denoncuesit:

Pershendetje Joq, pediatria, spitali i ri ne Tirane, asgje nuk punon, as dera elektrike, as dorezat e dhomave, as ashensoret. Roja rri hap mbyll deren i shkreti (po kur s’eshte roja?). Punime skandaloze cdo gje e prishur per kaq pak kohe. Le te thone vete ata qe e kane pare nga halli si puna ime. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit