Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës publikon pamje të reja nga nxjerrja e turistit të mbytur serb nga bjeshkët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.07.2022, 18:00

Në bjeshkët e Valbonës në veri të Shqipërisë e kishte humbur jetën një turist serb, derisa disa të tjerë ishin lënduar derisa po eksploronin zonën.

Si në raste tjera edhe kësaj radhe autoritet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës,Të shtunën, më 16 korrik.

Meqenëse zona ishte tepër e vështirë për të ndërhyrë me helikopter, ekipi i përbërë prej pesë personave nga ShKShMK niset në drejtim të Valbonës për të bërë tërheqjen e viktimës.

Pas disa orësh përpjekje shpëtuesit nga Kosova së bashku me dy efektivë të policisë shqiptare dhe bjeshkatarin dhe vullnetarin Saimir Kalbaj dhe vullnetar të tjerë të zonës, fillojnë evakuimin e viktimës me barrelë dhe sistem litarësh deri te vendaterimi i helikopterit.

Sipas njoftimeve zyrtare viktima me inicialet G. S 52 vjeçar, banues në Beograd dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Më poshtë ndiqni disa pamje nga ky aksion i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit