Vajzat parkojnë në semafor, ia kërcasin muhabetit: Zogat që e marrin patentën me shalë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.07.2022, 09:34

Një episod që ka lënë drejtuesit e mjeteve tek Komuna e Parisit pa fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Një grup vajzash kishin hapur krahun në kah të kundërt të rrugës dhe nisën të bënin muhabet.

Mjeti i tyre ishte i parkuar në semafor në sens të kundërt teksa të rejat nuk e prisnin terezinë. I shokuar nga skena që vinte në rrezik jetën e shoferëve të tjerë dhe ishte bërë burim aksidenti, djali që po vinte përballë tyre ka mbetur i shastisur.

I riu shkruan:

”Ja zogat qe marrin patenten me shale, kan ndaluar per muhabet ne krahun e kuder... O zot! Mbrem ke samafori i komune të Parisit. Ne samafor plus e parkuar ne sens te kunder. Duke rrezikuar të tjeret qe vin perball“

Vajzat kanë reaguar ndaj të riut:

“Pershendetje Joq,uroj te jeni mire! Ne ndodhemi prane nje makine te parkuar drejt apo ne shkelje pak rendesi ka per ne,sigurisht qe kjo se prish terezine e nje muhabeti normal qe po bejme ne lagje me familjaret e mia,dhe dikush kalon prish terezine tone duke lidhur nje ngjarje momentale me ne,e theksoj,nuk e njohim as makinen as kush e ka makinen. Nese dikush nga lagjia do te prishe imazhin e dikujt qe e ngre per shume vite,eshte shume e kollajte,por jo te sajoje te tilla peralla e skenare te shemtuar!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit