Paulo Dybala i thotë “Po” Romës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.07.2022, 10:09

Paulo Dybala duket se ka vendosur më fund për të ardhmen e tij. Mediat italiane raportojnë se gjatë mesnatës , ylli argjentinas i ka thënë “PO” Romës së Romës.

Dybala do të zbarkojë në Portugali në orët e ardhshme, aty ku Roma po zhvillon fazën përgatitore, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” në kontratë me klubin e ri.

Palët kanë rënë dakord me një shifër prej 7 milionë eurosh neto në sezon me një kontratë 3-vjeçare dhe me opsion për të katërtin vit në kryeqytet.

Roma ka mposhtur kështu konkurrencën e Interit, Milanit, Napolit, Seviljes, Mançester Junajtid duke e bindur 28-vjeçarin me një rol kyç në projektin e klubit.

Argjentinasi pritet të nisë një aventurë të re në karrierë pas 7 sezoneve të përshkuara me Juventusin. Në sezonin e fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në Serinë A në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar dhe 5 asist.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit