Dëshmitari për JOQ: Drejtuesi po bënte manovra të rrezikshme dhe ra në det, gomonia pa shofer në Jalë përplasi çiftin në çadër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.07.2022, 13:09

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në plazhin e Durrësit, ku 18-vjeçari Anri Kashiku në mungesë të rojeve bregdetare u fut të shpëtojë dy të afërmit e tij dhe humbi jetën, një tjetër ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Jalë. Një gomone ka përplasur çiftin e të rinjve shqiptar që po qëndronin në çadër.

Të lënduarit, djali me inicialet A. S., 31 vjeç me dëmtime në brinjë dhe në fytyrë dhe vajza me inicialet E. GJ., 25 vjeçe me gërvishtje të lehta në trup janë dërguar në spitalin e Himarës. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin me iniciale Gj. P., 37 vjeç.

Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për JOQ Albania se drejtuesi i mjetit lundrues ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme, ka humbur kontrollin dhe ka rënë 200 m larg vendit dhe mjeti ka dalë në breg pa drejtues dhe ka plagosur të rinjtë shqiptarë.

Qytetari për JOQ Albania:

Drejtuesi i mjetit ka rene nga mjeti rreth 200 m larg vendit te ngjarjes ka qene duke bërë manovra të rrezikshme në det dhe ka humbur kontrollin, mjeti ka dale ne breg pa drejtues. E kam pa ngjarjen vete live. Dy te lënduarit pritet ti dërgojnë ne tiranë me helikopter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit