Tragjedi në parkun e lojërave! 14-vjeçarja humb jetën pas shkëputjes së vagonit të trenit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.07.2022, 01:33

Një vajzë 14-vjeçare ka ndërruar jetë pasi pjesa e pasme e vagonit në të cilin po bënte xhiro ka dalë nga shinat. Incidenti tragjik ka ndodhur një në park lojërash për fëmijë në Aarhus, Danimarka lindore.

Në vagonin e trenit ishin ulur 4 adoleshentë, vajza 14-vjeçare vdiq ndërsa një djalë 13-vjeçar u plagos rëndē në dorë. Sipas autoriteteve treni shkonte në lartësi deri në 25 metra me një shpejtësi prej 70 kilometrash. Shkaku i vdekjes së saj mbetet i panjohur për momentin Parku i lojërave për fëmijë është mbyllur dhe policia ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit