Do arrestohet Dionis Teqja i MEGATEK?! Ortaku i kunatit të Bashës tek inceneratorët fshehu ngjarjen tek Hygeia

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.07.2022, 21:21

JOQ Albania raportoi ditën e sotme se qendra tregtare ku u aksidentuan rëndë dy të miturit E.A 16 vjeç dhe K.D 17 vjeç të cilët ranë nga lartësia teksa punonin, është Megatek e Dionis Teqjas, ushtarit të kunatit të Bashës Erion Isufit.

Burime për JOQ bënë me dije se të miturit u tranaportuan fillimisht në spitalin privat të Klodian Allajbeut, Hygeia që ngjarja të shpëtonte pa u bërë publike, njëkohësisht ortaku i Arbër Teqjas në resortin Equos e më pas tek Trauma.

Të miturit ishin nën moshë dhe është e ndaluar me ligj të punonin në punë të rënda. Për ta nuk u bë me dije më asgjë që nga publikimi gjymak i Policisë së Shtetit. As Trauma nuk ka dhënë informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Teqja nuk është vetëm kamuflimi i Isufit në qendrën tregtare por edhe në aferën 430 MLN € të inceneratorëve. Në kohën kur Lulzim Basha ka qenë kryetar bashkie i Tiranës ka kontraktuar kompaninë “Grin” për diferencimin e mbetjeve për riciklim në Sharrë. Zotërues i kësaj kompanie është Oliver Shtylla.

Mbetjet që ky i fundit do diferenconte do ricikloheshin nga Dionis Teqja me kompaninë e tij “Albanian Company of General Services”. Fakti qesharak deri në ironi është se në këshillin mbikëqyrës të kësaj kompanie ishte Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe tek bordi i Megatek ku Oliver Shtylla ishte i punësuar.

Pra e thënë shkurt, Shtylla dhe Teqja ishin ushtarët e Isufit në këtë aferë e jo vetëm. Tashmë institucionet shtetërore po përpiqen të mbulojnë ngjarjen e rëndë të aksidentimit të të miturve në qendrën tregtare të kunatit të Bashës, nisur nga Policia e Shtetit e cila u përpoq të kalonte ngjarjen.

Të miturit kanë rënë nga 12 metra lartësi, teksa Inspektoriati i Punës nuk ka nxjerrë një rrokje për këtë ngjarje dhe është kaluar me procedimin e magazinierit që ishte në menaxhim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit