Shqiptari dënohet për kontrabandë: Sigurohej që bashkëatdhetarët të hipnin në anije e të mbërrinin në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2022, 22:03

Një shtetas shqiptar që ka ndimuar në kontrabandën e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet East Cowes Marina është dënuar me katër vjet e katër muaj burgim. Gjykata mësoi se 27-vjeçari Floreand Lika, nga Temple Street, Portsmouth, ishte përgjegjës që bashkëqytetarët e tij shqiptarë që të hipnin në anije në Francë dhe të silleshin në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptari kishte kontakte telefonike me burra të tjerë që janë dënuar për kontrabandë njerëzish. Më 19 mars 2020, një anije që kishte udhëtuar nga Cherbourg në Francë mbërriti në East Cowes Marina, me 12 persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkiar.

Midis 26 dhe 27 qershor, një tjetër varkë e vogël u kap. Gjashtë shqiptarë ishin në bord pa lejen e nevojshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar konfirmoi Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar Juglindore (SEROCU).

Lika pranoi se kishte bashkëpunuar me persona të tjerë për të lehtësuar shkeljen e ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo i BE-së. Lika u arrestua më 14 qershor pasi ishte shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit