SKANDALI ME POLICINË/ Kush janë efektivëet e rrugores që mbushnin shqiptarët me gjoba? Ndërhynin tek radari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.07.2022, 13:59

Ditën e sotme, Agjencia e Mbikqyrjes policore njoftoi se ka pezulluar nga puna 5 efektivë të Policisë Rrugore, pasi abuzonin me detyrën.

Më konkretisht, efektivët e policisë, gjobisnin qytetarët padrejtësisht dhe falsifikonin të dhënat e radarit.

Thënë shkurt, punonjësit e policisë përpiqeshin që qytetarët shqiptarë të paguanin sa më shumë gjoba, duke i akuzuar ata edhe për shkelje që nuk i kishin kryer.

Efektivët e pezulluar janë:

– Inspektor Albi Meta, 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Euklid Meci, 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Ilirjan Kalemi, 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Gerald Shabani, 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Jurgen Muha, 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit