Sotiraq Filo i Korçës shpall fitues firmën KORSEL të Maksim Fejzullës megjithëse dha ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.07.2022, 20:50

Një tjetër ditë me një tjetër tender të dyshimtë të dashur miq! Kësaj rradhe jemi në qytetin e Korçës ku duket se bashkia e këtij qyteti ka nevojë për dikë që të mirëmbajë varrezat publike dhe të dëshmorëve. Për këtë Sotiraq Filo ka hapur një tender me numër reference REF-31573-06-02-2022 dhe me objekt “Mirëmbajtja e varrezave publike dhe të dëshmorëve” me fond limit 3,749,999 lekë të reja pa TVSH ose rreth 45 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke parë dokumentacionin e tenderit shikohet se për çudi kanë marrë pjesë vetëm dy firma, përkatësisht “Ina”shpk me ofertë 2,714,955 lekë të reja pa TVSH dhe “Korsel”shpk me ofertë 3,708,012 955 lekë të reja pa TVSH. Duke parë shifrat gjithkush mund të mendojë se fitues do shpallet oferta më e vogël në mënyrë që të kursehen sa më shumë nga taksat e qytetarëve korçarë.

Por në fakt për habi nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi fitues është shpallur kompania që dha ofertën më të lartë, thuajse të njëjtë me fondin limit. Bëhet fjalë për KORSEL në pronësi të Maksim Fejzullës. Ky i fundit është përmendur shpesh në media për dyshime në lidhje me tenderat abuzivë ku ka marrë pjesë.

Megjithatë duket se asgjë nuk e ka ndaluar Sotiraq Filon që t’i japë trofeun e fituesit të tenderit, paçka se ndër të tjera kishte edhe ofertën më të lartë. Ndërkaq e dyshimtë është edhe çështja se sa do të mirëmbahen vërtetë varrezat në atë qytet pasi siç dihet thuajse në të gjithë vendin askush nuk i mirëmban në realitet, ndonëse bëhen tendera herë pas here.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit