Katër turistë kanë mbetur të zhgënjyer ditën e sotme nga eksperienca e tyre e parë në Kepin e Rodonit. Ata denoncojnë se janë detyruar të paguajnë 9 mijë lekë të vjetra për të hyrë në plazh.
Sipas faturës të dërguar pranë redaksisë sonë, dallohet qartë se për çdo person kanë paguar 2 mijë lekë të vjetra dhe 1 mijë lekë të vjetra për makinën. Jo vetëm kaq por pas pagesës ata kanë mbetur të zhgënjyer nga plazhi pasi kishte papastërti dhe shezllonet ishin të prishura.