Shkon të hajë peshk tek Pazari i Ri në Tiranë, qytetari “zgurdullon” sytë nga skena që i del përpara

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.07.2022, 22:05

Shpesh në jetën e përditshme bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve të veçanta, të cilat ndonjëherë qëllojnë të jenë edhe mjaft argëtuese. E tillë ka qenë edhe ngjarja që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme një qytetari në Tiranë. Ai po kalonte pranë Pazarit të Ri kur ka parë një skenë që nuk mund t’i besonte syve.

Një alamet maceje kishte hipur në një karrige të një restoranti dhe po hante gjithë qejf një pjatë me makarona. Nuk dihet ndërkaq se si mund të jenë kushtet e pastërtisë dhe higjienës në atë vend por duhet pranuar se skena është me të vërtetë e paparë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit