Rreth 30 të arrestuar ishte bilanci i ndërhyrjes së policisë turke në një paradë të LGBT në Ankara. Policia përdori gaz lotësjellës dhe spraj djegës për shpërndarjen e turmës.
Mësohet se Turqia i kishte ndaluar këto lloj marshimesh në të gjithë vendin.
Por përtej kësaj rreth 50 persona morën pjësë në këtë paradë duke mbajtur në duar flamuj me ngjyrat e ylberit duke marshuar në parqet kryesore të Ankarasë.
Ndërkohë në videot e publikuara në media shikohet se si policia tërheq zvarrë personat që valëvitnin flamujt.