I riu shqiptar vritet në Kanada, shokët kërkojnë ndihmë për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2022, 01:18

Onur Gurbaz është një i ri shqiptar i cili është sulmuar dhe vrarë më 3 korrik në Kanada. Shokët e tij kërkojnë që trupi i të riut të sillet në Shqipëri tek mamaja e tij që e pret prej disa kohësh.

Për sjelljen e trupit të pajetë në vendin tonë duhen plot 40.000 dollarë kanadezë por shokët nuk mund t’i sigurojnë vetë këto para prandaj kërkohet ndihma e shqiptarëve. Ata kanë hapur dhe një llogari në Gofoundme ku kërkojnë që kushdo qê ka mundësi të kontribuojë në mbledhjen e parave të nevojshme që trupi i tij të sillet sa më parë në Shqipëri.

Mesazhi i miqve:

Pershendetje si jeni? Ka ndodhur nje fatkeqsi ne Kanada eshte vrar nje i ri shqiptar qe lajmet nuk e kan nxjer akoma. Per te sjell trupin e tij ne Shqiperi nevojiten 40.000 dollar kanadez dhe eshte hapur nje gofundme. A mund te na ndihmoni duke ber post linkun e gofundme qe te bejm te mundur sjelljen e trupit te tij ne menyr qe te prehet i qet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit