“Çmendet” Krifca e bujqësisë, shpall fituese firmën që ofroi 100 milionë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.07.2022, 21:52

Ndërkohë që bujqësia në Shqipëri është ndoshta në periudhën më të keqe historike të saj dhe në vend që Ministria e Bujqësisë të marrë masa të menjëhershme për të subvencionuar fermerët apo për të lehtësuar barrën e tyre, Frida Krifca “pret” me gërshërë lekët e popullit në tendera sa të dyshimtë aq edhe të denjë për pranga. Thuajse çdo ditë jemi dëshmitarë të produkteve që fermerët shqiptarë detyrohen të hedhin pasi për shkak të spekulatorëve dhe matrapazëve çmimi që u kërkohet të shesin është aq qesharak sa nuk u mbulon asnjë pjesë të kostos.

Megjithatë duket se asgjë nuk e shqetëson ministren Frida Krifca që të bëjë diçka në lidhje me përmirësimin e situatës së bujqërve dhe fermerëve të Shqipërisë. Përkundrazi, ajo duket se e rëndon akoma më tepër situatën e tyre duke shpërdoruar një mal me para në tendera të dyshimtë. Në rastin konkret rezulton të jenë shpërdoruar gati 100 milionë lekë të vjetra në një tender që mban numrin e referencës REF-25942-04-21-2022 dhe ka si objekt “Loti 17 Argjinatura lumit Buna, Dajç-Shirgj".

Por ku qëndron shpërdorimi do pyesni ju? Fare e thjeshtë. Nga firmat që kanë marrë pjesë në garë rezulton se jo vetëm ka patur firma që kanë ofruar vlera më të vogla se fituesi por të paktën njëra prej tyre ka ofruar mbi 100 milionë lekë të vjetra më pak dhe përsëri është skualifikuar nga Frida Krifca. Këto para janë një dëm i pastër ekonomik jo vetëm për shtetin por edhe shpërdorim me taksat e shqiptarëve të cilat fare mirë mund të ishin përdorur për politika favorizuese ndaj fermërëve në rimëkëmbje të bujqësisë. Por cili u shpall fitues? Frida Krifca ka vendosur të shpallë fituese firmën JUBICA në pronësi të Ndoc Kullës peër vlerën prej 39,800,003 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit