Veliaj i jep 60 milionë PC STORE për blerje pajisje elektroshtëpiake në ndihmë të përballimit të situatës së tërmetit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2022, 22:35

Një tender mjaft i çuditshëm është realizuar së fundmi nga Bashkia Tiranë. Rezulton se ky institucion ka patur nevojë të blejë pajisje elektroshtëpiake të tilla si lavatriçe, frigorifer apo deri televizor për një arsye mjaft të habitshme. Duket se këto pajisje do të nevojiten për të përballuar situatën e tërmetit. Nuk dihet se për cilin tërmet e ka Veliaj, por nuk kuptohet se si mund të shërbejnë këto pajisje për përballimin e situatave të tërmetit.

Nëse e ka fjalën për tërmetin 26 nëntorit 2019, natyrisht është pa kuptim pasi kanë kaluar 3 vjet. Nëse e ka pë tërmete të ardhshme, nga e ka Veliaj informacionin se do të ndodhin së shpejti? Për më tepër nuk kishte marrë mësim bashkia nga e kaluara për të patur pajisje të nevojshme që mund t’i blinte kohë më parë? Duket në fakt se një tender i tillë ka shërbyer vetëm për të mbushur xhepat e fituesëve të cilët rezultojnë ndër fituesit më të mëdhenj të tenderave nga buxheti i shtetit në lidhje me pajisjet elektronike dhe jo vetëm.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-31514-06-01-2022 dhe me objekt “Blerje pajisje elektroshtëpiake në ndihmë të përballimit të situatës së tërmetit”. Tenderi në vetvete si procedurë është gjithashtu i dyshimtë pasi kanë marrë pjesë vetëm dy firma ku njëra ka ofruar vlerë zero. Rrjedhimisht fituese është shpallur ajo që ka ofruar vlerë e që në këtë rast bëhet fjalë për PC STORE në pronësi të shtetasve Elton dhe Vitator Mehmeti të cilët janë shpallur fitues me ofertën e tyre me vlerë 4,877,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë figuron ndërkohë të jetë sa 94.17% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit