Habiten pushuesit, dy peshkaqenë në plazhin e Semanit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2022, 22:03

Kohët e fundit janë shfaqur shpesh delfinë pranë brigjeve tona. Të shumta kanë qenë edhe videot e tyre duke dhuruar një spektakël të vërtetë për pushuesit që qëllonin pranë. Por përveç tyre deti ka sjellë së fundmi edhe peshkaqenë në ujërat shqiptare.

Kështu ditën e sotme qytetarët kanë parë dy peshkaqenë relativisht të mëdhenj të cilët janë lënë nga peshkatarët pranë bregut. Mësohet se ata janë kapur me varkë në thellësi por nuk ka informacion të saktë në lidhje me distancën e kapjes së tyre nga bregu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit