Dështon marrëveshja e Ramës dhe Albin Kurtit, shqiptarët presin në radhë për kontroll në kufi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2022, 17:13

Pak ditë më parë, Edi Rama dhe Albin Kurti njoftuan se shqiptarët do të kalojnë në kufirin Shqipëri-Kosovë, pa asnjë kontroll. Kjo zgjati disa ditë, ndërsa sot, shqiptarët denoncojnë për JOQ se kanë pritur në doganën e Qafë Morinës, që lidh Bajram Currin me Gjakovën, më shumë se një orë. Gjithashtu kanë paraqitur edhe dokumentet e identifikimit.

Duket se heqja e kufirit ka shërbyer vetëm për propagandë dis ditore, ndërsa sot vazhdojnë kufizimet.

Një qytetar shkruan:

Pershendetje joq ne lajme kam par gjith kto dit qe esht hap kufiri me kosoven me kalu pa kontroll nderkoh sot 1 ore pritje nrradh me kalu kufirin nga tropoja ngjakov

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit