Ndodh në Shqipëri/ Policia e Çuçit ngatërron targën, “i ngop” gjobën qytetarit të pafajshëm

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2022, 16:52

Policia e Bledi Çuçit ka marrë urdhër të prerë që të zhvase sa më shumë qytetarët me gjoba. E këtë e vërtetoi edhe videoja e publikuar nga JOQ ALBANIA, ku shihej se si një efektiv policie, ishte kacavjerrë në trafikndarëse për të kapur në gabim shoferët dhe për t’i ngarkuar ata me gjoba të majme.

Mirëpo, për shkak të numrit të madh të gjobave që po vendosen, policia e ka humbur toruan dhe gjobën e një qytetari ia dërgon një tjetri. Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Një qytetar ka denoncuar policinë që i ka sjellë në shtëpi një fletë gjobe, për të cilën është i detyruar ta paguajë, edhe pse ai personalisht nuk ka bërë asnjë shkelje. Thënë shkurt, policia ka ngatërruar targën.

Automjeti që është gjobitur është me targë AA377DF, ndërsa qytetari që ka bërë denoncimin dhe që do i duhet të paguajë gjobën e ka mjetin me targën AA377DE, pra ndyshon shkronja e fundit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ ! Diten e sotme me erdhi 1 leter gjobe. Nga i cili jam i shokuar. Kjo gjobe I ishte drejtuar nje personi tjeter dhe ne fakt me erdhi mua per shkak nje gabimi fatal te policise te pergjithshme te shtetit te cilen targa e mjetit qe ka shkelur ligjin eshte AA377DF dhe targa e makines sime eshte AA377DE. Si mund ta paguaj un kete gjobe kur gabimi nuk eshte i imi. Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit