Gazetarët në protestë më 4 korrik/ Rama: Nuk lejoj më të shkelni normat etike sy më sy në praninë time

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 12:52

Para pak ditësh, Edi Rama mori vendim ndaj gazetarit Klevi Muka, të cilin e çoi në “riedukim” dhe i ndaloi pjesëmarrjen në konferencat e tij për 3 muaj për shkak se nuk i pëlqeu pyetja e tij ndaj ministres Xhaçka. Kjo ka bërë që gazetarët të paralajmërojnë protestë përballë kryeministrisë më 4 korrik. Ndërkohë sot ka reaguar edhe Rama i cili përmes një postimi në Twitter, ka paralajmëruar gazetarët se nuk do lejojë që “të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë e tij.”

Reagimi i plotë nga kryeministri Edi Rama:

E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave,që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet. Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim. Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit