Vrasja e shqiptarëve në Athinë/ Publikohet video e sherrit, protagonistët ishin shpërndarës droge

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 11:56

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit. Ngjarja ka lënë pas 3 viktima. Dy shqiptarët e vrarë në Athinë janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç dhe një tjetër identiteti i të cilit nuk është bërë publike. Ata mbetën të vrarë pas sulmeve me armë që ndodhën një natë më parë në Athinë. Qytetarët kanë filmuar një nga vrasjet. Në video shihet një person me bluze të bardhë i cili bie në tokë pasi qëllohet me armë nga dy persona.

Ngjarja la të shokuar të gjithë dëshmitarët të cilët nga paniku bërtasin me të madhe. Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme në Athinë mbrëmjen e djeshme. Sipas informacioneve të protothema.gr, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat ishin shpërndarës droge. Dy shqiptaret e vrare, të cilët rezultojnë shoke me njeri tjetrin pasi te dy ndodheshin ne automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë në arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit