Bashkë me të porsalindurin u hodh nga kati i dytë i maternitetit, zbulohet gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 10:01

Mbrëmjen e djeshme një nënën nga Saranda u hodh nga kati i dytë i maternitetit të qytetit bashkë me fëmijën e saj të porsalindur. 35-vjeçarja Mandolina Jashari po tentonte të largohej nga materniteti së bashku me foshnjën e saj pasi doktorët nuk e lejonin. Ajo është nënë dhe e 6 fëmijëve të tjera, ndërsa është në një gjendje të vështirë ekonomike. Pas ngjarjes ka reaguar spitali i Sarandës. Në një deklaratë, bëhet e ditur se foshnja është në gjendje të mirë dhe pa probleme shëndetësore, ndërsa nëna ka disa fraktura por është jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e spitalit

Lidhur me ngjarjen e rende te nenes se re dhe foshnjes ne Maternitetin e Sarandes, ju informojme se, nenes dhe foshnjes i eshte dhene menjehere ndihma e pare shendetesore nga ekipi mjekësor i spitalit. Pas vleresimit klinik, gjendja shendetesore e foshnjes paraqitet mire dhe pa probleme. Pas ekzaminimeve mjekesore te kryera rezulton se nena ka disa fraktura, por eshte jashte rrezikut per jeten. Nena dhe foshnja jane duke marre trajtimin e nevojshem mjekesor ne Spitalin e Sarandes nen kujdesin intensiv te mjekeve”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit