Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, vdes 11-vjeçarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 09:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një vajzë 11-vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në shtëpi dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit