Cërrik/ Një burrë 60- vjeç gjendet i varur në pyllin e fshatit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 09:02

Një ngjarje tragjike është konstatuar në fshatin Dushk të Cërrikut.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale S.M (60 vjeç) i cili dyshohet se është vetëvarur në një pemë pranë pyllit të fshatit.

Në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune por grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Cërrik:

Më datë 03.07.2022, rreth orës 06:55, në fshatin Dushk, në pyllin e fshatit, në një pemë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvarur dhe pa shenja dhune shtetesi S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Dushk.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit