Dy shqiptarë të vdekur në Athinë, sherri nisi mes 7 personash

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2022, 08:59

Dy shtetas shqiptarë mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve policë, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou.

Viktimat janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.

Tragjedia u regjistrua rreth orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia.

Konflikti nisi fillimisht mes 7 personash, për arsye ende të paditura. Shoferi i makinës Mercedes ka qëlluar me armë një motoçiklist duke e plagosur rëndë.

Më pas, motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, në një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

Dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Ata u vizituan në spital nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Takis Theodorikakos dhe kreu i policisë greke Konstantinos Koumas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit