Turistja polake rrëzohet në tualetin e hotelit në Sarandë, në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2022, 01:36

Një turiste është rrëzuar në tualetin e hotelit dhe është plagosur rëndë. Ajo është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

E plagosura është 58 vjeç nga Polonia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit