Dalin pamjet e dhunës/ Grupi i Stresit dhunon BMT-në me grushta dhe shkop bejsbolli

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2022, 23:38

Janë publikuar pamjet se si grupi i Stresit ka dhunuar BMT, anëtarin e TBA. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Disa persona i shkojnë BMT-së brenda makinës dhe e godasin me grushta dhe shkelma. Gjithashtu, personat që ka dërguar Stresi kanë përdorur edhe shkopin e bejsbollit.

Policia nuk ka reaguar lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, burime për JOQ bëjnë me dije se dy shokë të ngushtë të Stresit kanë shkuar të dhunojnë BMT.

Ata janë shtetasit me iniciale O.Z dhe P.S.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit