Grabiti vilën e Marco Verratit, shqiptari: S’kam lidhje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 17:51

Pas grabitjes, dy të arrestuarit si të dyshuar për grabitjen e futbollistit Marco Verratti kanë kaluar natën e tyre të parë në qeli.

Këtë të premte, prokuroria ka dhënë dy urdhra të veçanta burgu provizor, të komunikuara dhe pa garanci për dy të hetuarit.

Sipas mediave të huaja, për grabitjen në fjalë janë arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një spanjoll.

Gjatë dëshmisë së tij, shqiptari ka mohuar akuzat duke i hedhur poshtë e duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me grabitjen pasi ai ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, pra një ditë pas grabitjes.

Arrestimi i spanjollit edhe shqiptarit erdhi pas një operacioni të Policisë Kombëtare (UDEV) pasi zbritën në Denia nga një traget nga Ibiza.

Në këqyrjen e automjetit të tij, agjentët gjetën disa "fole" në të cilat kishin fshehur bizhuteritë, orët dhe paratë e vjedhura nga qyteti Sant Josep ku po qëndronte ylli i Paris Saint Germain gjatë pushimeve të tij në Ibiza.

Njësia qendrore e UDEV-së ndoqi gjurmët e tyre dhe ata u kapën pasi u larguan nga ishulli.

Disa orë më parë, Policia Kombëtare kishte arrestuar katër anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës kriminale në Malaga, tre burra me origjinë shqiptare dhe një grua me kombësi rumune.

Këta katër të hetuar janë liruar përkohësisht pasi kanë shkuar në gjykatë në Malaga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit