I fishkëllenin organet gjenitale, burri përfundon në spital me testikuj që nxirrnin ajër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 17:19

Problemet shëndetësore janë të ndryshme, teksa ka edhe raste kur pacientët ndjejnë shqetësime të çuditshme në trup.

I tillë është edhe rasti i një 72-vjeçari i cili iu nënshtrua një operacioni pasi u shfaq në urgjencë me organet gjenitale që i fishkëllenin.

Mjekët thanë se ai vuan nga “pneumokscrotum” që ndodh për shkak të sasisë së tepërt të ajrit në trup që dilte nga një plagë e hapur në testikujt e tij.

Në fund të kontrollit, ekzaminimi doli në përfundimin se mushkëritë e të moshuarit kishin pushuar së funksionuari dhe ai kishte shumë ajër që qarkullonte në kraharorin e tij, i cili duket të ketë qenë shkaku i dhimbjes.

Ky është rasti i parë i llojit të tij, pasi në çdo rast, asnjë prej tyre nuk përfshinte fishkëllimën. 72-vjeçari kishte kryer një ndërhyrje në organet gjenitale disa muaj më parë dhe plaga ishte vendi nga i cili dilte ajri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit