Arrestohet një tjetër numërues në Elbasan, i shpallur në kërkim për falsifikim rezultati në 25 prill

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 16:52

Policia ka arrestuar sot shtetasin Oltion Bajrami.

Ky i fundit 37 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kafalsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në 25 prill në KZAZ nr.50 në Elbasan.

Në lidhje me këtë akuzë, gjatë ditës së sotme u mbajt seanca ndaj 6 numëruesve të tjerë të ndaluar, ndaj të cilëve u mor vetëm masa e detyrimit të paraqitjes.

Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim, numëruesi Eduart Zito.

Njoftimi i Plotë:

DVP Elbasan

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

Oltion Bajrami, 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit