Ministri Çuçi asnjë reagim për terroristin Lamnica, e ka mendjen tek i biri i arrestuar në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2022, 17:01

Reagime të shumta nga besimtarë myslimanë, e individë që janë kundër ndarjeve fetare e diskriminit për shkak të fesë në Shqipëri, ngritën zërin ditën e djeshme duke i bërë gjyqin publik e duke kërkuar shkarkimin nga detyra të efektivit të anti-terrorit në Policinë e Shtetit, Bashkim Lamnica.

Lamnica është efektivi i cili vetëm në dy ditë u kthye në personin më të urryer në vend për shkak të një videoje të bërë publike, ku tregohej që ushtronte presion brenda besimtarëve myslimanë në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës.

Ky efektiv iu drejtua besimtarëve të fesë Islame në shtëpinë e Zotit, me fjalët:” Ju nxjerr prej b*the jashtë!” Teksa gjestet e tij të agravuara kundrejt besimtarëve ngjallën ndjenjë revolte tek qytetarët pasi videoja u bë publike.

Bashkim Lamnica jo vetëm i veshi një imazh urrejtjeje ndaj besimtarëve të fesë Islame Policisë së Shtetit, duke ekspozuar ndasitë dhe urrejtjen ndaj tyre, por shpërdoroi detyrën që i paguhet me talsat e qytstaeëve, duke vënë në funksion postin e tij për të terrorizuar të pafajshmit të cilët ishin duke u falur.

Nga ana e ministrit Bledi Çuçi nuk ka ardhur ende asnjë reagim për këtë rast të paprecedentë, pasi duket se është tejet i zënë me arrestimin e të birit në Itali…

Nëse Zoti e fal Bashkimin për gjestet fyese dhe gjuhën e ndyrë të përdorur në xhami, Shteti Shqiptar duhet të ndalojë diskriminim dhe terrorin për shkak të fesë nga ana e Lamnicës. Ky i fundit shihet si kërcënim për ruajtjen e integritetit dhe tolerancën fetare në vend.

Pritet marrja e mëtejshme e vendimeve mbi postin e Bashkim Lamnicës nga Policia e Shtetit, si një institucion që dënon dhe synon të parandalojë diskriminim fetar në radhët e efektivëve të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit