Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, shoferi 20-vjeçar në Korçë niset me urgjencë në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 08:40

Një aksident është regjistruar në Korçë. Një 20 vjeçar me inicialet N.K, banues në Voskopojë ka humbur kontrollin e mjetit të tij rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe ka përfunduar në kanal. I riu është lënduar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës

Njoftimi i Plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit