U qëllua 5 herë me pistoletë, 51- vjeçari i plagosur në Mirditë i dënuar më parë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 08:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e djeshme ku mbeti i plagosur Martin Mark Prenga, i datëlindjes 1971, banues në fshatin Klos, Mirditë.

Ngjarja ndodhi në autostradën Morinë – Milot, në afërsi të vendit të quajtur Karburant Boçi, Mirditë.

Pas plagosjes Martin Prenga u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është ende në kërkim të dy autorëve të mundshëm, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur ende.

Sipas të dhënave, Prenga rezulton të jetë i dënuar më parë, teksa u qëllua 5 herë me pistoletë pas një konflikti me autorin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit