Pedagogët e Evis Kushit do harxhojnë 30 MLN Lekë për 10 ditë pushime në Theth

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 22:08

Sot nga çudirat e shtetit shqiptar në JOQ Albania so të lexojmë: Koncepti All Inclusive për “ekskursione” të pedagogëve të Universitetit të Sporteve... Rektori Agron Kasa ka shpallur një tender 30 MLN LEKË pa TVSH për pushime 10-ditore në Theth për studentë e pedagogë.

10 pedagogë do kalojnë 10 ditë në Theth, të mbushura me aktivitete fizike e argëtim, me paratë e popullit. E bukura e këtij tenderi është se pedagogët do flenë në hotel e studentët do i lënë të flenë në çadra.

Ndërkohë që pedagogët me paratë e popullit shqiptar do bëjnë 10 ditë pushime qyl në Theth teksa vlera e tenderit është e frikshme. Pushimet në Theth planifikojnë aktivitete si volejboll e futboll, po ashtu edhe zipline, alpinizëm dhe hiking.

Pedagogët e Evis Kushit bëjnë qejfe me paratë e popullit, ndërkohë që qytetarët e varfër shqiptarë mezi shtyjnë ditën…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit