“Hyundai” në Kapshticë del nga rruga, humb jetën shoferi 31-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 17:37

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kapshticë. Mësohet se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po lëvizte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga ky aksident tragjik ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri me inicale A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit