Servisi i makinave rrezik për jetën e lushnjarëve: Vaji dhe uji derdhen pa pushim në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 17:32

Të kesh shtëpinë pranë një servisi makinash është kthyer në tmerr për qytetarët e Lushnjes. Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë problemin me të cilin përballet çdo ditë ajo dhe banorët e tjerë të lagjes së saj. Ajo ka treguar se servisi i makinave i hedh të gjitha ujërat e vajrat në rrugë pa u shqetësuar fare se aty kalojnë njerëz në këmbë apo edhe me karroca fëmijësh.

Ajo thotë se ka patur raste edhe kur njerëzit janë rrëzuar pasi vaji dhe uji nuk ndalen për asnjë moment. Sipas qytetares ankesat në bashki nuk funksionojnë pasi servisi ka miqësi të forta dhe uji e vaji derdhen 24 orë në rrugë duke iu rrezikuar jetën banorëve.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje . Jam nje qytetare ne lushnje, Ne lagjen tone ndodhet nje servis makinash e me miqesin qe ka te gjitha ujrat e vajrat e tij dalin ne rruge, Nuk kalojm dot ne kemb e karroc qe kemi femijet se behesh pis dhe ka pasur raste qe rreshqet nga vajrat e plerat e uji qe rri rruga 24 or ne rruge, Ankesat ne bashki skan ber asnje pune se kshu funksionon lushnja me miqesi iken uji 24or neper rrug e vihet ne rrezik jeta se mund te rreshqasesh e askush sben asgje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit