Zbardhet “vdekja aksidentale” e 60-vjeçarit në Dibër, një burrë debatoi me të në lokal dhe e shtyu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 16:32

Një vrasje është zbardhur ditën e sotme në Dibër. Para pak ditësh u raportua se një 60-vjeçar me iniciale N.B kishte humbur jetën pasi teksa zbriste nga makina u rrëzua dhe pësoi plagë të rënda në kokë. Por duket se e vërteta është ndryshe pasi një 53-vjeçar është arrestuar sot për vdekjen e 60-vjeçarit. Shtetasi Osman Torba dhe 3 shtetas të tjerë që janë proceduar penalisht në datën 26 qershor kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Ndërkohë nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26 qershor në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Njoftimi i policisë Dibër:

U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 26.06.2022, në Peshkopi, ku mbeti i lënduar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital. Ndalohet autori i dyshuar i plagosjes me pasojë vdekjen e 60-vjeçarit. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi. Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur në datën 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi N. B., 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit:

O. T., 53 vjeç, banues në fshatin Shimçan, Dibër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë. Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit