Rama acarohet keq: Fut në riedukim gazetarin se nuk i pëlqeu pyetja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 14:14

Kryeministri Edi Rama tani e ka bërë të udhës bllokimin e fjalës së lirë të gazetarëve. Gjatë një takimi me gazetarët, Ramës mesa duket nuk i pëlqeu shumë pyetja e gazetarit dhe urdhëroi riedukim për të. Për tre muajt e ardhshëm ai nuk do jetë pjesë e konferencave për shtyp të Ramës pasi pyetja që i bëri nuk i pëlqeu ministres Xhaçka.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nënë shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit