Kryebashkiaku martohet me një krokodil: E vesh me vello dhe e puth në “buzë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 13:13

Një kryebashkiak meksikan është martuar me një krokodil që kishte veshur një fustan nusërie. Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u martua me krokodilin si pjesë e një rituali të vjetër indigjen për të sjellë bollëk në fshatin në Meksikën jugperëndimore . Zvarraniku shtatë vjeçar, i referuar si Princesha e Vogël, besohet të jetë një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

Një ceremoni tradicionale shoqëroi dasmën e pazakontë ku nuk kishin si të mungonin edhe rite të tjera indigjene. Goja e krokodilit të vogël u lidh për të shmangur kafshimin e padëshiruar pasi kryetari e puthi atë disa herë gjatë gjithë ceremonisë.

Në një ceremoni shumëngjyrëshe, tingëlloi muzika tradicionale dhe argëtuesit vallëzuan ndërsa i luteshin udhëheqësit indigjen të puthte nusen e tij të re

No description available.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit