Shqipëria në krizë për mjekë e infermierë, po telefonohen ata që kanë dalë në pension

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 11:15

Shqipëria është në krizë për personel shëndetësor dhe ky lajm pohohet nga vetë infermierët. Në një reagim në Facebook, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë njofton se vendi ynë po përballet me një kolaps pasi mungojnë mjekët dhe infermierët në spitalet shtetërore por edhe ato private. Sipas tyre Ministria e Shëndetësisë po përgënjeshtron shifrat e largimit të mjekëve dhe infermierëve dhe për të përballuar fluksin në spitale po kërkojnë ndihmë nga mjekët e dalë në pension. Nisur nga kjo situatë, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bën thirrje për rregullimin e politikave të vlerësimit të sfateve mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Shqipëria ne krize për personel shëndetësore me mungesa te mëdha te mjekeve dhe infermiereve. Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqipërie qe Shqipëria do jete ne kolaps për personel Shëndetësore ashtu po ndodh. Shume spitale si shteterore ashtu dhe private jane me mungesa te medha te mjekeve specialist dhe infermiereve. Sikur te mos mjaftonte kjo ditet e fundit Ministria e Shendetesise per te plotësuar nevojat per staf ne Qendrat Shendetesore Verore po telefonon dhe po u kerkon mjekeve te dale ne pension te behen pjese e ketyre sherbimeve.

Pse valle kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke pergenjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqiperia te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria per te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension per tju bashkuar per te sherbyer. Kur do ndërgjegjësohen per te rregulluar politikat e duhura te punësimit dhe vleresimit te stafit mjekesore para se Shqiperia te behet monopol i nje grupi mjekesh e infermieresh te politizuar qe kane kthyer si prone te tyre vendin e punes apo cdo post tjeter duke bere qe infermieret dhe mjeket e afte te largohen nga Shqipëria. Mos valle duhet ti kthej syte Ministria nga vendet e tjera per te plotësuar nevojat per staf mjekesore ne vend??? Nuk keni pare gje akoma…pasi tani eshte vone per te ndaluar kete hemoragji ne Shendetesi”,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit