Një 37-vjeçar nga Fushë-Kruja është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Ka dyshime se shtetasi me iniciale D.S 37-vjeç është vetëhelmuar për arsye që ende nuk dihen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.