Pensionistët torturohen në dyert e Postës, u bie të fikët nga qëndrimi në radhë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 09:54

Të moshuarit janë duke mbajtur radhë që nga orët e para të mëngjesit në dyert e postës për të marrë atë pak pension që u jep shteti. Ata e dinë që procesi i dhënies së pensioneve në Shqipëri është një tmerr i vërtetë, andaj dalin që në mëngjes herët për të mbajtur radhën.

Mirëpo, tashmë ka filluar vapa dhe të moshuarve u ka rënë të fikët. Në redaksinë e JOQ ALBANIA raportohen për dy raste të tilla deri më tani, ndërsa njërin nga rastet mund ta shihni në videon e mëposhte.

Një i moshuar humb ndjenjat teksa është duke pritur pensionin e tij. Të moshuarit e tjerë i vijnë në ndihmë, por nuk kanë se çfarë të bëjnë më shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit