5-vjeçari i shpëton luftës në Ukrainë, përplaset për vdekje nga një skuter në Francë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 00:30

Një djalë 5-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasi u godit nga një skuter në Nice, Francë. Mediat franceze bëjnë me dije se fëmija u aksidentua rreth orës 20:00 kur ai po ecte me mamanë e tij në vendkalimin për këmbësorë në anë të detit. Një skuter i drejtuar nga një 40-vjeçar i cili udhëtonte me “shpejtësi të tepruar” nuk ka mundur të shmangë përplasjen me fëmijën.

Autoritetet franceze në Nice thanë se familja e djalit të vogël mbërriti në Francë në fillimin e pushtimit rus të Ukrainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit