Përgjaket mbrëmja në Cërrik! 15-vjeçari qëllon me thikë moshatarin, i mituri në gjendje të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2022, 22:57

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik. Mësohet një 15-vjeçar me iniciale N.P ka plagosur me thikë një 15-vjeçar me iniciale P.M. i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa autori është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes. Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç. Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit