Skandali/ Në vend që ta bëjë vetë, UKT e Veliajt paguan Sahit Dollapin e PD me 240 milionë për të zhbllokuar pusetat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.06.2022, 22:06

Jetojmë në një vend çudirash miq! Fatkeqësisht për këtë po bindemi çdo ditë e më tepër, sidomos në rastin e tenderave të cilët përveç rasteve të panumërta abuzive shpesh herë janë edhe qesharake. Kështu rezulton se për të zhbllokuar pusetat, Ujësjellës Kanalizime Tiranë në vend që ta bëjë vetë paguan të tjerë me paratë e shqiptarëve.

Siç dihet dhe siç e thotë edhe vetë emri i këtij institucioni, për zhbllokimin e pusetave duhet të merret pikërisht UKT. Por duket se është gjetur preteksti që të shpërdorohen paratë e qytetarëve të Tiranës dhe të përfundojnë në xhepat e një eksponenti të PD siç është Sahit Dollapi. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-28855-05-12-2022 dhe me objekt “Hapje Zhbllokim Pusetash” me fond limit 19,993,597 lekë të reja pa TVSH ose rreth 240 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nuk dihet në fakt se çfarë cilësish më të mira ka Sahit Dollapi për të zhbllokuar pusetat më mirë se specialistët e UKT, por ka dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Këtë e mbështesin disa fakte.

Së pari në garë kanë marrë pjesë 2 firma nga të cilat njëra ka ofruar vlerë zero. Rrjedhimisht ofertë ka ofruar vetëm kompania e Dollapit, “ONYX” në bashkëpunim me “MANE/S”, të cilët natyrisht janë shpallur edhe fitues. Oferta e tyre ka qenë 19.919.498 lekë të reja pa TVSH ose rreth 240 milionë lekë të vjetra me TVSH. Së dyti, kjo vlerë ndërkohë është thuajse 100% e njëjtë me fondin limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit